PD përgatitet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, Ervin Salianji emërohet drejtues politik në Elbasan

2 months ago 40
Reklamë

Partia Demokratike ka nisur përgatitjen për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke bërë disa ndryshime në drejtuesit politikë të qarqeve.

Kështu, Ervin Salianji është emëruar drejtues politik në Elbasan, bën me dije gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri.

Kujtojmë që salianji ka qenë i deleguar i demokratëve në Kavajë, ku punoi për zgjedhjet e 14 majit, nga ku kjo bashki u arrit të fitohej nga koalicioni “Bashkë fitojmë”.

Emrat e tjerë që tashmë ishin konfirmuar janë Oerd Bylykbashi në Durrës, Luçiano Boçi në Shkodër, Bujar Leskaj në Vlorë,  Eno Bozdo në Berat dhe Belind Këlliçi në Tiranë. /vizionplus.tv

Read Entire Article