Përballja Trump-Harris, guvernatori i Teksasit: Zëvendës presidentja nuk është në nivelin e duhur për të fituar zgjedhjet në SHBA

1 week ago 26
Reklamë

Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat javën e ardhshme, saktësisht të martën në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia të Pensilvanisë.

Guvernatori republikan i Teksasit Greg Abbott ka dhënë disa këshilla ish-presidentit për debatin me kundërshtaren e tij.

Ai i tha Trump që t’a lërë të flas zëvendës presidenten Kamala Harris, pasi ajo sa më shumë flet aq më shumë e tregon se nuk është në nivelin e duhur për të fituar zgjedhjet në SHBA.

“Sa më shumë që ajo flet, aq më shumë ajo i tregon Amerikës se me të vërtetë nuk është në lartësinë e duhur. Amerikanët do të kuptojnë gjënë e fundit që duan të bëjnë është që Kamala Harris të drejtojë vendin tonë, sepse ndryshe Amerika do të rrëzohej në tokë,” theksoi Abbott në një intervistë për mediat e huaja.

Bëjmë me dije se para pak ditësh, Abbott ishte në fushatë në Arizona në emër të Trump. Siç shprehet ai, do të vazhdojë ta bëjë këtë këtë në çdo fushatë tjetër për ish-presidentin. /vizionplus.tv

Read Entire Article