Përballje “titanësh” në Euro 2024, kompletohen të gjitha çiftet çerekfinaliste, pretendentët kërkojnë fitore

2 months ago 19
Reklamë

Holanda dhe Turqia u bënë dy skuadrat e fundit që rezervuan një vend në çerekfinale të Euro 2024. Të martën Holanda mundi Rumaninë me rezultat 3-0, ndërsa Turqia triumfoi 2-1 në derbin ndaj Austrisë.

Kështu u kompletua edhe enigma e çerekfinales. Ndeshja e parë do të jetë të premten (05/07) me dy derbet e mëdhenj të kësaj faze të kompeticionit. Spanja do të luajë kundër Gjermanisë, ndërsa Portugalia do të përballet me Francën. Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përbëjnë gjysmëfinalen e parë.

Çerekfinalja e dytë do të luhet të shtunën (06/07). Fillimisht, Anglia do të përballet me Zvicrën, ndërsa Holanda do të përballet me Turqinë, ku fituesit do të marrin “biletën” për gjysmëfinale.

Çiftet dhe orari i çerekfinaleve:

E premte 5 korrik

18:00 Spanjë – Gjermani
21:00 Portugali – Francë

E shtunë, 6 korrik

18:00 Angli – Zvicër
21:00 Holandë – Turqi

Read Entire Article