Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, përfundon në spital 64-vjeçarja

7 months ago 24
Reklamë

Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë. Zjarri ka rënë në banesen e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. /vizionplus.tv

Read Entire Article