Përfshihet nga flakët mjeti në aksin Korçë-Maliq, detajet e para

5 months ago 43
Reklamë

Një automjet është përfshirë nga flakët sot në aksin “Korçë-Maliq”. Rreth orës 14:42,  pranë fshatit Bulgarec, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. B., i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Si pasojë e zjarrit, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /vizionplus.tv

Read Entire Article