Një vatër zjarri është aktivizuar në Radhimë në një siperfaqe toke e mbjellë me ullinj.
Aty afër ndodhet një hotel i cili është rrrezikuar pasi zjarri po përhapet me shpejtësi. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të vendosur situaten nën kontroll.
Ndërkohë në Orikum, një automjet Pezho 307 është përfshirë nga flakët, ku ështe djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Në automjet ndodhej drejtuesi i mjetit dhe një person tjetër që kanë kërkuar ndihmë e zjarrëfikses së Vlorës, e cila ka arritur shumë me vonesë për shkak të trafikut.
Rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. /vizionplus.tv