1069 apartamente të reja kanë përfunduar në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetin social u shpreh se këto hapësira të reja çlodhëse me parkingje dhe ashensorë do të jepen për 1069 familje.
Së shpejti shton Rama do të hidhet shorti dhe kryefamiljari përfitues do të marrë në dorë çelësat e apartamentit të ri.
“Në Kombinat janë gati 1069 apartamente për 1069 familje që do gëzojnë shtëpitë e tyre të reja, me ashensor, parkingje dhe hapësira çlodhëse. Shumë shpejt do të hidhet shorti për t’i dorëzuar çelësat në dorë secilit kryefamiljar”, shkruan Rama./vizionplus.tv