Përfundon dënimin, lirohet nga burgu Alda Klosi

5 months ago 25
Reklamë

Alda Klosi ka përfunduar dënimin dhe është liruar nga burgu.

Ndërkohë pas lirimit do të qëndroje në arrest shtëpie për akuzën e dytë të pastrimit të parave derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.

Gjykata e Tiranës, më 19 mars 2024, dënoi me 2 vite e 6 muaj burg ish-zyrtaren e ministrisë së Financave Alda Klosi e akuzuar për fshehje të pasurisë. Klosi përfitoi ulje me 1/3, duke u dënuar përfundimit me 20 muaj burg.

Nga ana tjetër gjykata u treguar më e ashpër me pastruesen Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havierin. Togat e zeza dhanë dënim më të ashpër nga ai që kërkoi prokuroria, konkretisht 7 vite burg për pastruesen e cila u dënua me 4.8 vite me gjykim te shkurtuar. Ndërsa për të birin u dhanë 5 vite, por përfundimisht me ulje të dënimit ai do të vuajë vetëm 3.4 vite.

Gjatë seancës Alda Klosi nuk ishte e pranishme në sallë. Sipas organit të akuzës paralelisht me hetimin penal, për Klosin ka edhe hetim pasuror. Për sa i përket akuzës për pastrim të parave, Gjykata e ka kthyer dosjen duke i lënë prokurorisë së Tiranës 3 muaj afat që të provojë akuzën.

Nga ana tjetër të pranishëm në seancë ishte sanitarja Rozata Dobi dhe djali i saj Havier Dobi. Dobi u akuzua për vjedhje me pasoja të rënda dhe vjedhje më shumë se një herë, ndërsa i biri akuzohej për vjedhje me pasoja të rënda.

Prokuroria kërkoi që makinat e blera nga Havier Dobi ti kalojnë shtetit e ndërsa bizhuteritë tu kthehen pronarëve të tyre.

Në tetor të 2022 Alda Klosi iu drejtua policisë së Tiranës ku deklaroi se ishin vjedhur mbi 120 mijë euro në banesën e saj, para që i kishte marrë borxh për kurimin e xhaxhait të saj në Amerikë. Pas arrestimit të Rozeta dhe Havier Dobit, policia arriti që të gjente në tubin e aspiratorit në banesën e tyre afro 500 mijë euro./vizionplus.tv

Read Entire Article