Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 3 persona, shoqërohen 6 të tjerë në polici

1 week ago 32
Reklamë

Një përleshje fizike ka ndodhur mbremjen e sotme në lagjen Emshir të Prishtinës. Si pasojë janë lënduar tre persona.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, me anë të një deklarate, bëri me dije  se tre persona kanë pësuar lëndime fizike të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.

Deklarata e plotë:

Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike  në lagjen Emshir në Prishtinë,  ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

Bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe  të njëjtëve u është ofruar trajtim i  nevojshëm mjekësor.

Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se  kanë qenë të përfshirë në përleshje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Read Entire Article