Përmbytje dhe të zhdukur në Itali, autoritetet japin alarmin e kuq

2 months ago 41

Italia është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, ku shumë qytete kanë patur probleme në rrugë për shkak të ujit.

Më e rëndë situata ka qenë në pjesën veriore ku janë prekur 16 rajone, ndërsa qytetet më të goditura raportohet të jetë Torino, Milano dhe Veneto.

Siaps mediave italaine në Torino, reshjet e papritura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda, duke derdhur deri në 200 mm ujë brenda pak orësh. Një 58-vjeçar është raportuar i zhdukur pasi u kap nga vërshimi i lumit Orco ndërsa ishte duke punuar me traktorin e tij. Në Val di Susa, lumi ka dalë nga shtrati duke izoluar të paktën 50 banorë në fshatra të ndryshëm.

Ndëkrohë Mbrojtja Civile paralajmëron se kushtet meteorologjike do të përfshijnë reshje të mëtejshme të dendura, rrufe, stuhi lokale me breshër dhe erëra të fuqishme në orët në vijim.

Situata është vështirësuar edhe nga ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike në disa zona të prekura, ndërsa disa shkolla dhe institucione kanë anuluar aktivitetet e tyre për të garantuar  sigurinë e studentëve dhe stafit.

Ndërkohë, pritet që moti të fillojë të përmirësohet më 6 Shtator, ndonëse dëmet dhe ndihma emergjente vazhdojnë të jenë përparësia kryesore.

Read Entire Article