Përndiqte vazhdimisht një 30-vjeçare, arrestohet 41-vjeçari në Vorë! Edhe më parë ishte arrestuar për…

6 months ago 23
Reklamë

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përndjekur një grua.

Kallëzimin e ka bërë një 31-vjeçare, e cila ka deklaruar se ishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme nga L. H., 41 vjeç, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë.

Policia thotë se 41-vjeçari ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article