Përndoqi për një vit 29-vjeçaren, arrestohet i riu nga Dibra

7 months ago 10
Reklamë

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në Rrugën e Elbasanit, është kapur dhe ndaluar shtetasi R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi për 1 vit, ka përndjekur një shtetase 29 vjeçe. /vizionplus.tv

Read Entire Article