Ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit është mbajtur seance për masën e sigurisë ndaj Jetmir Dacit.
Ky i fundit më 8 prill përplasi 6 persona, anëtarë të një familjeje. Si pasojë humbi jetën një 24-vjeçare dhe 5 të tjerë morën lëndime.
Lexo edhe :
Related Posts
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Dacin, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Kujtojmë që e reja që u përplas nga Daci ndërroi jetë në spital. Vajza 24 vjeçe ishte në gjendje të rëndë, pasi gjatë përplasjes e zuri poshtë mjeti.
Vajza tjetër e familjes, 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare.
/vizionplus.tv