Një 27-vjeçar banues në Prishtinë është arrestuar nga policia e Kukësit.
Policia njofton se shtetasi A. M., 27 vjeç, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, tha policia në një njoftim për mediat./vizionplus.tv