Përplasja e Nokës dhe Bardhit me Açkën thellon krizën, Jupi: Pasqyrimi i dramës shqiptare, po bëjnë show në Parlament

8 months ago 29
Reklamë

Incidenti që u shënua një ditë më parë në Komisionin e Medias, ku Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën me Flutura Açkën ka thelluar edhe më shumë përplasjet mes demokratëve.

Taulanda Jupi, e cila mban postin e sekretares për gruan në PD u shpreh se shfaqja e djeshme ishte pasqyrimi i dramës që ndodh në Shqipëri.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Roland Zilin, Jupi deklaroi se skenat e dhunshme janë të papranueshme, në Kuvend dhe jashtë saj.

“Unë besoj që shfaqja që u ofrua dje nuk është thjesht një konflike mes demokratëve. Ajo është pasqyrim i asaj që është dram ndaj shoqërisë shqiptare dhuna ndaj gruas. Përtej faktit për të dënuar dhunën ka qëllim të ketë një zë të fortë në mbrojtje të grave dhe vajzave. Skenat e dhunshme janë të paprauesheme. Kuvendi duhet të jetë vendi që duhet të prodhojë ide””, tha Jupi për Vizion Plus.

Sekretarja për gruan në PD u pyet nga Roland Zili për akuzat e grupimit tjetër të demokratëve që janë reshtuar në krah të Berishës se po i shërbejnë Ramës. Jupi tha se në shërbim të qeverisë janë vënë pikërisht grupimi i Berishës, të cilët sipas saj me veprimet për kaos kanë lejuar mazhorancën të kalojë e vetme ligje të rëndësishme, përfshirë këtu edhe buxhetin e vitit 2024.

“Ramës po i shërbejnë ata që bëjnë show në Parlament duke lejuar Ramën të miratojë çdo vendim. Ca karrige të mbledhura dhe ca flakadanë nuk e ndaluan Ramën që të miratonte ligjin për buxhetin për vitin 2024.

Açka vendosi ta zhvillonte fizikisht komisionin për të diskutuar vendimin e bashkimit të Ministrisë së Kulturës me Ekonominë dhe Inovacionin.

Nuk është çështja për të mbrojtur deputetët e PD. Unë sot kam bërë një thirrje për deputetëtë, të mbrojnë koleget e tyre në Kuvend se me çfarë të drejte do mbrojnë gratë në shoqëri.

Gratë deputete janë aty për të ndikuar në mirqënien e grave dhe vajzave. Nëse nuk e kryejnë dot lëtë gjë, fajtor duhet të ndihemi të gjithë që ka marrë përmasat e një drame”, tha Jupi./vizionplus.tv

Read Entire Article