Përplasje e tension në Parlament, deputetët e PD përplasen me Gardën, bllokojnë foltoren me karrige

3 hours ago 24

Ashtu si në seancën e fundit, edhe këtë të enjte opozita ndoqi të njëjtin skenar, tentimin për të hyrë më forcë në ambientet e parlamentit. Deputetët e përjashtuar të opozitës u përplasën me efektivët e Gardës në hyrje të godinës së Parlamentit, pasi nuk u lejuan të futen.

Por kësaj radhe Garda kishte rrethuar me gardh metalik Kuvendin gjë që nxiti edhe me shumë përplasjet

Bledjon Nallbati: Hapeni rrugën, si i trajtoni disa si të nënës dhe disa si të njerkës.

Elda Hoti: Çfarë është këtu 313-ta?

Gazment Bardhi: Kjo është fytyra e një shteti kandidat për t’u anëtarësuar në BE! Fiks kapitulli i parë.

Situata vazhdoi për disa minuta të ishte e tensionuar, pasi deputetët Flamur Noka dhe Dashnor Sula tentuan të rrëzonin gardhin, por pa rezultat

Ndërkohë  jashtë parlamentit tre deputetët Sula, Nallbati, Korreshi arritën të çanin kordonin për të futur në  hyrjen anësore, por Garda nuk i lejoi.

Ndërkohë parlamenti nisi punimet, por edhe aty deputetet e opozitës të cilët nuk janë të përjashtuar ndoqën të njëjtin skenar. Ata bllokuan foltoren me  karrige.

Pavarësisht paralajmërimeve të kryetares së kuvendit, tensioni në sallë vijoi.

Elisa Spiropali: Nuk lejohen te përjashtuarit.

Tritan Shehu: Lërini te futen brenda.

Njëra prej deputeteve demokrate, Elda Hoti, hodhi në sallë një lëndë që alarmoi socialistët.

Elisa Spiropali: Keni ardhur në Kuvend me benzinë me vete mos provokoni, mos dhunoni deputetët, jeni e përjashtua nga seanca, dilni jashtë, Garda. Po rrezikoni jetën e deputetëve në Kuvend, do të merret SPAK me juve.

Në pamundësi për të vënë qetësi në sallë Spiropali përjashtoi 3 deputetët e PD, Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj, por gjithsesi këta të fundit refuzuan të linin sallën.

Përpara se të mbërrinin në parlament, deputetët e PD zhvilluan mbledhjen e grupit në seli, për vijimin e aksionit opozitar. Partia Demokratike po planifikon edhe një protestë simbolike përpara Parlamentit Europian./vizionplus.tv

Read Entire Article