“Galeria by TEG”, e pozicionuar në Green Coast, hap dyert për të ofruar shërbim gjatë gjithë kohës për pushuesit në rivierën shqiptare me mbi 20 njësi tregtare dhe shërbimi.
Ceremonia e hapjes së Galeria by TEG bëri bashkë banorë të zonës, bashkëpunëtorë biznesi, përfaqësues të medias e spektaklit që përshëndetën me entuziazëm këtë sipërmarrje të re, që i mungonte “puzzle” të shërbimeve të “Green Coast”. Gjatë ceremonisë së përurimit u vu theksi te roli që investime të tilla kanë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
“Galeria by TEG” do të ketë markat më të rëndësishme për të plotësuar nevojat e gjithë banorëve të zonës, atyre që shpenzojnë kohë për të kaluar pushimet, atyre që janë në udhëtim apo atyre që duan të vijnë të bëjnë blerje duke shijuar bregdetin dhe eksperiencën e natyrës.
“Galeria by TEG” do të ketë marka të mirënjohura siç është SPAR, për të plotësuar nevojat ditore të të gjithëve, do të ketë gjigantin e elektronikës në Shqipëri Neptun, do të ketë zgjedhje në veshje, në aksesorë si dhe disa shërbime të nevojshme për një qendër të këtij lloji.
“Galeria by TEG” është një derivat i frymëzuar nga eksperienca ekselente e qendrës tregtare TEG, e cila është qendra më e madhe dhe më e vizituar në vend. “Galeria by TEG” është pjesë e grupit Balfin, grupit më të madh financues në rajon./vizionplus.tv