Peticioni i elitës intelektuale drejtuar AMA-s shqetëson studiuesen Elena Kocaqi

8 months ago 8

Peticioni i firmosur nga një grup intelektualësh dhe studiuesish drejtuar AMA-s për marrjen e masave mbi dezinformimin shkencor bëri që ky të ishte lajm i kësaj jave. Letrën e akademikëve disa e kanë konsideruar një censurë mediatike, ndërsa dhjetëra të tjerë e kanë fimrosur. Elena Kocaqi është një nga studiueset, e cila është ndjerë e prekur nga ky peticion pasi deklaron se është shkruar edhe kundër librave të saj.

Bruna: Elena e nisim bashkë. Çfarë problem ke me këtë peticion ?

Elena: Peticioni nuk është se ka lidhje me një informacion që nuk është i plotë por ka lidhje me fjalën e lirë dhe mendimin kritik në fushën e shkencës. Ajo që nëpër rreshta unë kam lexuar, sepse unë e thashë, jo i gjithë peticioni më drejtohet mua por ajo që lexova ishte: Nuk duhet të promovohen studime për origjinën e shqipëtarve sepse na prishin marrëdhëniën me vendet fqinje, gjë që unë jam marrë me marrëdhëniet e shqipëtarve me Greqinë dhe me Arvanitët. Gjatë studimeve që unë si studiuese bëj nuk më intereson fare të shikoj marrëdhëniet mes shteteve sepse ato nuk kanë lidhje me marrëdhëniet, por kanë lidhje me të vërtetën.

Read Entire Article