Pistë për Motocross në Tiranë? Veliaj pret drejtuesit e federatës ndërkombëtare të motoçiklizmit

4 months ago 30
Reklamë

Erion Veliaj priti në një takim Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit, Michal Sikora, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alessandro Sambuco.

Kryebashkiaku tha se ka ardhur  koha që Tirana të këtë një një pistë për sportet e Motocross-it, si një alternativë më shumë për turistët.

“Ndoshta ka ardhur koha të kemi një pistë për motoçiklizmin dhe ato që quhen sportet e Motocross-it. Në periferi të Tiranës do të ishte një arsye më shumë, për të shtuar një stacion turistësh në stacionet e shumta që ka Tirana”, tha Veliaj.

Ndërsa Presidenti dhe Sekretari e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit u shprehen se do të rikthehen sërshit për aktivitete të tjera sportive.

“Unë mendoj se do të rikthehemi këtu, shpresoj së pari për aktivitetet

“Unë kam pasur fatin të njoh përfaqësuesit e federatës suaj menjëherë pas themelimit dhe tani i pashë edhe në ambientet e tyre të punës. Janë padyshim heronj sepse bëjnë një jetë të dyfishtë.”

Veliaj i dhuroi drejtuesve te federates se motociklizkmit “Kullën e Sahatit” të Tiranës./Vizionplus.tv/

Read Entire Article