Pjesë e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e emigrantëve, kërkohet të merret në pyetje i arrestuari Klodian Gjikondaj

7 months ago 23
Reklamë

Klodian Gjikondaj, i cili akuzohet për trafikimin e emigrantëve dhe si pjesëtar i një grupi kriminal, është kërkuar të merret në pyetje.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, një ditë më parë, kërkoi të marrë në pyetje të arrestuarin.

Ndër të tjera sipas njoftimit kërkohet të verifikohet masa që i është dhënë Klodian Gjikondajt.

“Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj të pandehurit Klodian Gjikondaj me vendimin Nr.2, datë 09.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe: Ndihmuan emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, heqje lirie për 4 shqiptar dhe egjiptianin që i sillte në Shqipëri

Top Channel

Read Entire Article