Partia e Lirisë ka bërë gjashtë propozime sëfundmi për të ulur kostot financiare për pensionistët për barnat dhe shërbimet shëndetësore.
Sipas PL, duhet bërë një mbulim i plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore. Po ashtu, duhet mbulim i të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për pensionistët me probleme shëndetësore.
Propozimet e tjera:
-Dhënia e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.
-Sigurimi i shërbimeve mjekësore pa pagesë për reabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.
-Sigurimi pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacientëve pensionistë në banesë si dhe të artikujve mjekësor (paterica, karroca, shtretër ortopedikë), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.
-Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë. /vizionplus.tv