Plagoset minatori në Bulqizë

7 months ago 38
Reklamë

Një minatorymori plagë sot në njërën prej galerive private të Martaneshit në Bulqizë.

Policia bën me dije se aksidenti ndodhi në zonën e Batër Martaneshku, ku një 52-vjeçar që punonte si armator në një galeri ka marrë plagë pas shkëputjes së gurëve nga Tavani i galerisë.

Fillimisht ishin kolegët e turnit ata që ndërhynë për shpëtimin e 52-vjeçarit dhe më pas u dërgua në spitalin e Bulqizës ku edhe po merr ndihmën e parë nga mjekët.

Për fat të mirë, minatori është jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv 

Read Entire Article