Të shtëna me armë janë shënuar mesditën e kësaj të hëne në Krujë.
Imer Kamberi 52-vjeç qëlloi me armë zjarri Agron Asllani, 42 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Lexo edhe :
Related Posts
Motivet e kësaj ngjarje ende nuk dihen, ndërsa autori vijon të jetë në arrati.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Pika kontrolli janëngritur edhe në rrugët kryesore.
“Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi më herët policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, pasi deri më tani nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë 52-vjeçarin të qëllojë Agron Asllanin.
Në vijim, pritet që policia të marrë edhe dëshminë e të plagosurit në spital për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv