Plagosja në Pogradec, zbardhet dinamika e ngjarjes, në pranga edhe Jollldashi

6 months ago 27
Reklamë

Alted Jolldashi, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në Pogradec, është arrestuar nga policia. Jolldashi gjithashtu ka qëlluar ndaj personave që e plagosën, teksa armët e zjarrit janë sekuestruar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pasditen e datës 01.02.2024, në lagjen nr. 1, Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga tërësia e hetimeve të kryera, rezulton se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, midis këtij shtetasi dhe dy shtetasve të tjerë D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, (të cilët pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan) shtetasi A. J., mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Deist Meko ka qëlluar katër herë me armë zjarri në drejtim të Alted Jolldashit, duke e lënë këtë të fundit të plagosur.

Aktualisht Jolldashi ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kontrollin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se ai ka dy plumba në shpatull.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku bën me dije se pak muaj me parë Jolldashi u dhunua dhe përfundoi në spital, por nuk tregoi asnjë person që mund të dyshonte. /vizionplus.tv

Read Entire Article