Policia e Tiranës ka dalë me një informacion zyrtar pas plagosjes së Ervin Nelës në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”.
Policia ka identifikuar tre autorët, dy prej të cilëve janë vënë në pranga. Mario Nela, kushëriri i të plagosurit është shpallur në kërkim.
Lexo edhe :
Related Posts
“Nga veprimet hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi zyrtarisht policia e Tiranës.
Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese./vizionplus.tv