Shijak- Një 20-vjeçar me iniciale R.K ka përfunduar në spital, pasi është plagosur me thikë nga një 14-vjeçar.
Policia e Shijakut bën me dije se i mituri ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa 14-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi policisë
Shijak/ Plagosi me mjet prerës një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar.
Rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore”, Shijak, shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv/