Plani i rritjes i BE-së, Rama: Pengesa e vetme është mendësia e vendeve të rajonit

6 months ago 22
Reklamë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se pengesa e vetme për zbatimin e planit për rritjen i Bashkimit Evropian, është mendësia e secilit vend.

Ai tha gjatë një conference të përbashkët me komisionerin Oliver Varhelyi se kjo ka qenë arsyeja pse gjatë 10 vjetëve të Procesit të Berlinit nuk u arrit atje ku ishte synimi.

Lexo edhe :

Related Posts

“Pengesa e vetme më e madhe këtuy është mendësia mes vendeve të rajonit. Siç e thashë më parë, ky plan i ri i rritjes, çfarë duhet të bëjmë si rajon, është pikërisht ajo për të cilën kemi rënë dakord në parim kur nisëm Procesin e Berlinit. Është ajo çka jemi përpjekur të çojmë para me Ballkanin e Hapur dhe arsyeja pse për 10 vjet nuk arritëm të përparonim aq sa do të donim, ishte mendësia dhe ndërhyrja e çështjeve politike dhe retorikës kundër interesave tona. Kështu që pengimi i qarkullimit të kamionëve është kundër frymës së Procesit të Berlinit, por edhe shkronjës së planit të ri të rritjes. Deri më tani shohim që ka vullnet të mirë. Deklarata e përbashkët është miratuar nga 6 vendet që kanë rënë dakord të përqendrohen te puna së bashku. Nuk mund të pretendosh që të kesh një kosto transaksioni me vendet e BE dhe pastaj koston tjetër ia lë fqinjit.Të përfitojmë nga kjo që ky plan sjell, duhet të japim rezultate nga aspekti rajonal”, tha Rama. /vizionplus.tv

Read Entire Article