“Po bëja prova”, shqiptari qëllon me armë ndaj makinës në Kretë

8 months ago 28
Reklamë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kretë, ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri drejt një makine.

Makina ka qenë e parkuar kur shqiptari ka qëlluar në pjesën e pasme të saj.

Pronari i automjetit ka denoncuar në polici dhe këta të fundit kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shqiptarit.

I pyetur për ngjarjen, shqiptari tha se qëlloi pasi donte të testonte armën për të parë nëse do të shkrepej.

Mirëpo, pas ngjarjes me mjetin, ai tentoi të kryente një grabitje në një dyqan, por nuk ia doli dhe u arrestua. /vizionplus.tv

Read Entire Article