Po digjte mbeturinat në oborrin e banesës, flakët përhapen, 67-vjeçarja pëson djegie

8 months ago 37
Reklamë

Një 67-vjeçare nga Tamara e Malësisë së Madhe ka pësuar djegje të lehta, pasi duke djegur mbeturinat flakët janë përhapur. 

Me iniciale L. T., ajo është përpjekur që të parandalojë përhapjen e flakëve të zjarrit, që kishte ndezur në oborrin e banesës, për të djegur mbeturinat.

Si pasojë 67-vjeçare ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave. Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

Read Entire Article