Po ikin edhe veterinerët! Gjysma e të diplomuarve në një vit ikin jashtë

8 months ago 31
Reklamë

Krahas mjekëve dhe infermierëve vendin tonë po e lënë edhe veterinerët.

Janë me dhjetëra që largohen në një vit nga Shqipëria drejt vendeve të zhvilluara, duke lënë një boshllëk të madh në këtë profesion ngushtësisht të lidhur me jetën tonë të përditshme.

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare diplomon mesatarisht në një vit rreth 60 veterinerë, nga të cilët gjysma e tyre emigrojnë jashtë shtetit për të gjetur punë. Kryesisht shkojnë në vende si Italia, Gjermania, Sudia të cilat kanë mungesa të mëdha për veterinerë dhe atje mjekët tanë punësohen menjëherë. Shqipërisë sot që flasim I duhen 2000 veterinerë aktivë si në sektorin shtetëror edhe në atë privat.  Sot ne numërojmë 1220 veterinerë. Mjeku vetërinar është profesionisti që gjendet në vijën e parë të frontit përsa u përket sëmundjeve. Rreth 65% e sëmundjeve të njeriut origjinojnë nga kafshët, dhe personi përgjegjës që e mbron njeriun nga këto sëmundje është veterineri”- tha Ervin Resuli, President, Urdhri i Mjekut Veterinar Shqiptar.

Renaldo Krushova ka studiuar Mjekësi Vetërinare në Universitëtin Bujqësor të Tiranës. Veterineri 26 vjeçar po bëhet gati të emigrojë në Itali.

“Unë po bëhem gati të shkoj në Romë, ku do të punoj në profesionin tim. Kam përvojë 4 vjeccare në Tiranë. Qëllimi im është të zhvillohem profesionalisht, pasi në Shqipëri nuk të jepen mundësi. E kam të qartë që nuk do të më shtrojnë tapet të kuq, nuk do të më presin krahapur, por të paktën nuk do të më thonë ja ku I ke gozhdët, shkel tani mbi to. Nuk do të kthehem më në Shqipëri. Vendimin për të ikur e mora sapo u diplomova. Nuk kam dashur ta lë vendin tim, por është domosdoshmëri. Njeriu duhet të mendojë për veten e tij në një moment të caktuar”- tha Krushova.

Blerina Doku punon prej 20 vjetësh si veterinere. Është shumë e zënë me punë. Klientët me kafshët e tyre shtëpiake hyjnë e dalin nga klinika.

Unë e kam provuar emigracionin dhe kam qenë kundra. Nuk jam përshtatur dot. Nuk ështe fushë me lule. Po të investosh në vendin tënd është gjëja më e mirë”- tha veterinerja Doku.

Top Channel

Read Entire Article