“Po shkoni drejt vetëvrasjes”, Lavrov nga OKB: Është e pakuptimtë të luftoni me një fuqi bërthamore

1 month ago 26

Forcat ruse goditën një qendër mjekësore në qytetin Sumy në Ukrainën verilindore duke vrarë gjithsej tetë persona, thanë zyrtarët ukrainas. Prokurorët ukrainas thanë se në kohën e sulmeve, 86 pacientë dhe 38 anëtarë të stafit ishin në spital.

“Sulmi i parë vrau një person dhe dëmtoi tavanet e disa kateve të spitalit”, tha ministri i Brendshëm Ihor Klymenko në Telegram.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se tetë persona u vranë dhe 11 u plagosën.

“Çdokush në botë që flet për këtë luftë duhet t’i kushtojë vëmendje se ku po godet Rusia. Ata po luftojnë spitalet, objektet civile dhe jetët e njerëzve,” tha Zelensky në Telegram. Sulmet ndaj qytetit Sumy dhe rajonit Sumy janë bërë shumë më të shpeshta që kur forcat ukrainase nisën një operacion në rajonin Kursk të Rusisë në gusht dhe kapën dhjetëra vendbanime.

Tjetër sulm nga Rusia ndodhi në qytetin e Zaporizhzhia, duke plagosur të paktën pesë civilë. Guvernatori i Zaporizhzhia Oblast, Ivan Fedorov, tha përmes kanalit të tij zyrtar Telegram se qyteti ishte shënjestruar të paktën 10 herë. Disa ndërtesa morën flakë pas sulmit, i cili gjithashtu shkatërroi një rrokaqiell dhe disa shtëpi banimi. Njerëz të tjerë gjenden nën rrënoja.

Sakaq, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov kërëcënoi perëndimin nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Strategët aktualë anglo-saksone nuk i fshehin qëllimet e tyre. Tani për tani, ata po planifikojnë të mposhtin Rusinë me duart e regjimit të paligjshëm neo-nazist të Kievit. Por ata tashmë po e përgatisin Evropën që ajo të nisë një arratisje vetëvrasëse. Unë nuk do të flas këtu për pakuptimësinë dhe rrezikun e vetë idesë për të luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore, siç është Rusia”, teksoi Lavrov.

Volodymyr Zelenskyy tha në një intervistë për Fox Neës se ai mori “informacion shumë të drejtpërdrejtë” nga Donald Trump se ish-presidenti i SHBA do të mbështesë Ukrainën nëse ai rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve dhe kush do të jetë president… Por kam marrë informacion shumë të drejtpërdrejtë nga Donald Trump se ai do të jetë në anën tonë, se do të mbështesë Ukrainën” në luftën kundër Moskës tha ai.

/a.r

Read Entire Article