Policia ka arrestuar një 37-vjeçar në Korçë, i cili kishte vjedhur një televizor, një shumë parash dhe sende të tjera, në banesën e një shtetasi që ndodhej në Greqi.
Pas denoncimit, policia ka identifikuar autorit, që rezulton se kishte vjedhur dhe disa banesa të tjera. Në momentin që policia i ka shkuar në shtëpi, për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje, 37-vjeçari ka përplasur derën duke thyer xhamin dhe ka tentuar të largohej, por nuk ka mundur pasi është prangosur nga Policia.
37-vjeçari është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës. Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së autorit të vjedhjes.
Pas mjekimit, 37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë, i cili ka deklaruar se mesditën e sotme kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera.
Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë, person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.
Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur.
Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar te banesa dhe i kanë komunikuar shtetasit E.B, që do shoqërohej në Komisariat për tu marrë në pyetje, ky shtetas ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës dhe ka tentuar të largohej nga dera tualetit, por nuk ka mundur të largohej pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë.
Shtetasi E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës.
Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së shtetasit E.B.
Shtetasi E.B, pas mjekimit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.