Në rrugën e Unazës në Vlorë, policia ka zhvilluar një aksion të befasishëm.
Forcat Shqiponja dhe ato të Rendit ndaluan një automjet të tipit “Benz”, ndërsa kanë ushtruar kontroll fizik ndaj drejtuesit të mjetit si dhe është kontrolluar automjeti.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariatin e policisë pas kontrollit të automjetit.
Ende nuk ka informacion se çfarë mund të kenë gjetur të paligjshme në mjetin e tij. /vizionplus.tv