Policia e Skraparit ka arrestuar një 27-vjeçar nga fshati Rehovë.
I riu kishte kultivuar 287 fidanë cannabisi (në kubikë dhe në tokë).
Policia njofton se në kuadër të operacionit “rehoca”, në pranga ra shtetasi A.B.
Gjatë operacionit në këtë fshat, rezultoi se 27-vjeçari kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike, si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë cannabisi./vizionplus.tv