Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas. Gjatë 7 ditëve janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 17 shtetas, për vepra penale të ndryshme, në fushën e qarkullimit rrugor.
Gjithashtu janë vendosur mbi 11 mijë masa administrative.
Janë vendosur 11.910 masa administrative:
43 masa për xhama të zinj.
834 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
258 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
476 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
35 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
8409 masa për qëndrim të gabuar.
Pezullime dhe bllokime:
7 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
61 raste për tejkalim shpejtësie.
8 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja./vizionplus.tv