Policia Rrugore e Tiranës bën bilancet e një jave, mbi 11 mijë gjoba të vendosura

4 months ago 20
Reklamë

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancet e javës që lamë pas. Në një njoftim bëhet me dije se janë arrestuar 10 persona për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Po ashtu janë vendosur 11.321 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,617në ditë.

Njoftimi:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (05.05.2024 – 11.05.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

18 Arrestime dhe procedime penale:

• 10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 4 persona për pa leje drejtimi.
• 3 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 1 persona u procedua për korupsion aktiv.

 Masat administrative:

• 11.321 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,617në ditë.
• 43 masa për xhama të zinj.
• 548 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 437 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 582 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 13 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• 605 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 7481 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

• 8 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 87 raste për tejkalim shpejtësie.
• 35 raste të ndryshme

• 8 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

Read Entire Article