Politika uron Kurban Bajramin! Begaj, Rama e Berisha japin mesazhe për besimtarët myslimanë

3 months ago 23
Reklamë

Kurban Bajrami është uruar edhe nga politika. Në facebook, Presidenti Bajram Begaj shkruan se kjo festë është një akt arsyeje dhe vullneti.

“Të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi”, thekson në mesazhin e tij kreu i shtetit.

“Gëzuar Kurban Bajramin” shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social.

Lideri i opozitës Sali Berisha i drejtohet besimtarëve mysliman me lutjen që çdo sakrificë e tyre të shpërblehet nga Zoti dhe uron që vitin e ardhshëm kurban Bajrami ta gjejë më mirë Shqipërinë.

Read Entire Article