Prej një muaji në qeli, ndërron jetë i burgosuri në Kosovë

2 months ago 36
Reklamë

Një i burgosur që vuante dënimin në “QP” e Gjilanit ka ndërruar jetë pak para mesnatës së sotme.

Autoritete në Kosovë bëjnë me dije se ka ndërruar jetë nk qeli i borgusuri K.S, i cili dyshohet se vuante nga një sëmundje paraprake.

K.S ndodhej në burg prej 24 qershorit të këtij viti.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se më datë 18.07.2024, rreth orës 24:00, në QP në Gjilan, ka ndërruar jetë i burgosuri K.S.

K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se terapinë e lëshuar në fletë-lëshim, i burgosuri nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike ose shëndetësore.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, vijon njoftimi. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë shprehur ngushëllime për të afërmit e viktimës.

Read Entire Article