Presidenti Begaj uron Fitër Bajramin nga Elbasani: Të ruajmë harminonë fetare!

5 months ago 30
Reklamë

Presidenti Bajram Begaj zgjodhi që urimin e tij për besimtarët mysliman me rastin e Fiter Bajramit ta përcillte nga xhamia e Ballies në qendër të qytetit të Elbasanit.

I shoqëruar nga përfaqësues të komunitetit mysliman në Elbasan dhe kryebashkiaku Gledian Llatja, Begaj vizitoi Xhaminë e Ballies një ndër objektet më të lashta në Elbasan.U

Në fjalën për median Presidenti vlerësoi bashkëjetesën fetare në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë duke përcjellë mesazhin e tij se kjo vlerë duhet ruajtur, promovuar dhe trashëguar.

“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fiter Bajramit. Pas një muaj të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët janë përkushtuar, besoj se me lutjet e tyre ata janë më afër Zotit dhe me lutjet e tyre të pranuara besoj do të jenë qytetarë të denjë për veten e tyre, familjet dhe shoqërinë. Jam këtu në këtë xhami të mrekullueshme të Elbasanit, e rindërtuar në të njëjtin vend ku në 1608, Balliu e ndërtoi për herë të parë dhe 1967 u shkatërruar dhe fal zotit u rindërtua përsëri në të njëjtin vend. Jam në Elbasan ku është një traditë e shkëlqyer ku besimtarët janë në harmoni. Kjo është një vlerë e madhe njerëzore që shpresoj ta trashëgojmë. Unë uroj çdo të mirë për çdo besimtarët”, u shpreh presidenti /vizionplus.tv

Read Entire Article