Presidenti dekreton zgjedhjet në Himarë, reagon Bardhi: Nuk na pyetën

2 months ago 23
Reklamë

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi e ka cilësuar një atentat ndaj shtetit ligjor vendimin e sotëm të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, i cili ka dekretuar datën 4 gusht si ditën  për zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e Bashkisë së Himarës.

Përmes një reagimi Bardhi thekson se teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Reagimi i plotë:

Çfarë turpi për Pesidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Teatri i sotëm i koordinuar mes Edi Ramës dhe një gjenerali të bërë ushtar, është një atentat ndaj shtetit ligjor, që tregon asgjesimin politik të institucionit të Presidentit të Republikës. Vendimi i sotëm i KQZ nuk është ende i ekzekutueshëm pa kaluar afati i ankimit.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gabon rëndë kur mendon se problemet e tij të integritetit në detyrat shtetërore pararendëse do i tejkalojë duke u sjell si vartës i rëndom i Edi Ramës.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article