Presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, Biden iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore

8 months ago 21

Joe Biden, presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, njoftoi këtë të mërkurë se do t’i nënshtrohet kontrollit vjetor shëndetësor të planifikuar në një spital ushtarak në Maryland.

“Unë do të shkoj në (spitalin ushtarak) Walter Reed për kontrollet e mia mjekësore,” u tha ai gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Shëndeti i tij është një ndër faktorët më të komentuar, në një kohë që Biden synon që të marrë një tjetër mandate si president i SHBA.

Kundërshtarë politikë kanë ngritur dyshime për aftësinë e tij për të qeverisur për shkak të shëndetit.

Ky kontroll do të jetë i fundit që do t’i nënshtrohet 81-vjeçarit Biden para zgjedhjeve presidenciale në nëntor. Shtëpia e Bardhë tha se do të publikojë një përmbledhje me shkrim të rezultateve të kontrolleve./vizionplus.tv/

Read Entire Article