Priftërinjtë “rrëzojnë” Mitsotakis, dalin kundër martesave të të njëjtit seks: Përmbys moralin dhe shkatërron vlerat e njeriut

7 months ago 26
Reklamë

Lejimi për martestat e të njëjtit seks janë kundërshtuar nga pqrfaqësuesit fetar në Greqi. Pas gati 5 orësh, priftërinjtë votuan në mënyrë unanime kundër martesave të të njëjtit seks dhe birësimit të fëmijëve.

Sipas tyre, Teologjia e Kishës mbi martesën rrjedh nga Bibla e Shenjtë, ku marrëdhënia duhet të jetë mes një burri dhe një gruaje, të cilët si fryt të dashurisë të sjellin në jetë fëmijë.

Qëllimi i martesës së krishterë është krijimi i një martese dhe familjeje të mirë, zhvillimi i fëmijëve si fryt i dashurisë së dy bashkëshortëve në Krishtin dhe lidhja e tyre me jetën kishtare”, thuhet në deklaratën e priftërinjëve në Greqi.

Gjatë prezantimit të projektligjit, i cili është propozuar nga Mitsotakis, që pritet të hyjë në fuqi brenda mandatit të tij qeverisës, Mitropoliti i Mesogaisë Nikolaos e cilësoi këtë gjë si përmbysje të moralit që shkatërrin vlerën e njeriut.  Një tjetër përfaqësues i kishës, deklaroi se po shkelen standardet tradicionale të babait dhe nënës dhe po tentohet të ndryshohet ligji familjar.

Tashmë, me votimin e tyre, priftërinjtë do i dërgojnë deputetëve një letër, në të cilën do të rendisin arsyet pse ai ligj nuk duhet të votohet. Po ashtu, ata do të lexojnë vendimin e tyre në një gjumë më të thjeshtë dhe të kuptueshme për popullin në datën 4 shkurt 2024.

Vendimi i Mitsotakis për legalizimin e martesave të të njëjtit seks erdhi pas një apeli që i bëri një çift vajzash gjatë verës. Ato ishin të martuara prej vitesh bashkë, por jo zyrtarisht pasi nuk e lejon ligjin dhe kishin birësuar një fëmijë. Kujdestarinë e të miturës, e kishte njëra nga vajzat, e cila aktualisht po lufton me tumorin. Në këto kushte, sipas ligjit, nëse fëmija nuk ka një tjetër kujdestari, kalon nën përkujdesjen e shtetit.

Në këto kushte, vajzat kërkuan nga qeveria, që nëse ajo që ka kujdestarinë ndëron jetë, e mitura të mos shkojë në qendrat sociale, por të kujdeset vajza tjetër./vizionplus.tv

Read Entire Article