“Progresi që kemi arritur flet vetvetiu”, Rama nga Mali i Zi: Jemi gati të bëhemi pjesë e tregut evropian

4 months ago 21
Reklamë

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se është koha që rajoni të bëeht pjesë e Bashkimit Evropian.

Edi Rama: Ardhja në Kotor është një kënaqësi e madhe dhe dëshiroj ta nis duke shprehur përveç zhgënjimeve edhe entuziazmin për atë që po ndodh dhe dua të falenderoj Komisionin për punën që kanë për ne. Progresi që kemi arritur të gjithë ne së bashku në 5 muajt e fundit flet vetvetiu.  Kemi përgatitur plane për reforma individuale kemi identifikuar çështje që duhet të sjellim përpara dhe kemi nisur përgatitje për tregun e përbashkët. Duhet të vazhdojmë planet zhvillimore. Synojmë të jemi gati deri në vitin 2027, presim që Komisioni të finalizojë hartën rrugore. Është koha që rajoni të bëhet pjesë e kuletave digjitale evropiane. Pandemia ka treguar gjithashtu se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë./vizionplus.tv 

Read Entire Article