Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, bashke me ambasadoren e Zvicrës Ruth Huber dhe ambasadorin e Suedise Niklas Strom, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Bashki të Forta 2”. Kjo marrëveshje ka ndimuar bashkitë e Shqiëprisë për rritjen e transparencës me qytetarët dhe krjimin e një stafi më të specializuar.
Në fjalën e tij ministri Mazniku u shpreh se me ndihmën e këtij projekti, do të krijohet një model se si të shpërndahet granti i qeverisë mbi bazën e performancës së bashkive.
“Ne duam që të kemi tregues performance për mekanizmin e financimit të grantit. Po punoj për këtë mundësi. Me ekspertizën nga ky projekt por edhe me punën e ngushtë me bashkitë do anacojmë me këtë ide”, tha Mazniku.
Ambasadorja e Zvicrës dhe ai i Suedisë vlerësuan marrëveshjen dhe u shprehën se kjo marrëveshje do të forcojë bashkitë në shumë aspekte
“Nënshkrimi I kësaj marrëveshje do të thotë më shumë ekspertizë, më shumë kapacitete teknike dhe më shumë fonde në dispozicion për bashki më të forta”, tha Ruth Huber, ambasadore e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri.
“Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për përfitimin e të gjitha bashkive në këtë vend dhe në vecanti të përmirësojmë shërbimet për qytetarët”, shtoi Niklas Strom, ambasador i Suedisë në Shqipëri.
Projekti “Bashki të Forta” nisi në vitin 2019 dhe që atëherë ka rritur kapacitetet e bashkive në transparencë dhe llogaridhënie./vizionplus.tv