Projektligji për abortin, ministrja Koçiu: Nuk do lejohet aborti selektiv, ndërprerja e shtatëzinë ka arsye që nuk duhen gjykuar

2 months ago 25
Reklamë

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, foli në Kuvend lidhur me projektligjin për abortin. Në përgjigje të deputetit demokrat, Tritan Shehu, i cili kërkoi shpjegime lidhur me këtë projektligj, që sipas tij sjell shkatërrimin e familjes.

Koçiu theksoi se aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që numri i aborteve ka tendencë rritjeje, ndërsa shtoi se pas vendimit të abortit fshihen arsye mjaft personale.

“Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rritje të aborteve, madje sipas INSTAT shifrat janë konstante, për të mos thënë që disa tregues janë në rënie. E vërteta është që pas vendimit për ndërprerjen e një shtatëzanie ka disa arsye të cilat janë personale dhe nuk është e drejtë të gjykohen në të tilla forume publike si ky”, tha Koçiu.

Nga ana tjetër, ministrja Koçiu theksoi se projektligji jo vetëm që nuk e lejon, por e “lufton” abortin selektiv.

 “Padyshim që jemi të vendosur të luftojmë me forcë fenomenet e shëmtuara si ajo e abortit selektiv që është një vepër penale dhe një akti i shëmtuar që në draft është parashikuar ndalimi i tij”, shtoi ajo.

Sipas Koçiut, drafti parashikon edhe kohën apo mënyrën kur procedura e abortit do të kryhet, sikundër parashikon edhe ndëshkimin për abuzuesit./vizionplus.tv/

Read Entire Article