Prokuroria e Tiranës sekuestron llogaritë bankare të kompanisë italiane

5 months ago 24

Prokuroria Tiranës ka sekuestruar llogaritë bankare të shoqërisë italiane, pasi dyshohet për “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Në njodftim thuhet se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestroi llogaritë bankare të shoqërisë ‘N.’ shpk, themeluar nga shtetasi Italian B.R. më 10.01.2022, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.3695 të vitit 2024, shoqëria në fjalë, e cila ushtron aktivitet në ‘Ndërtim, prodhim, mirëmbajtje, riparim dhe mirëmbajtje ne terren të avionëve’ rezulton me një aktivitet dhe transferta të dyshimta.

Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, rezulton se shtetasit e përfshirë T.G., J.L., dhe B.R, janë dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Itali për mashtrim në përfitimin e fondeve publike dhe se zoterojnë dhe drejtojnë disa biznese atje në fushën e aeronautikës.

Duke marrë në konsideratë kërkesën për transferimin e fondeve jashtë vendit dhe mungesen e informacionit lidhur me ecurine e likuidimit të detyrimeve, ndodhur edhe përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto pasuri, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen, është e nevojshme kryerja e sekuestrimit e llogarive bankare të shoqërisë “N.” shpk, në vlerat:

  1. 1,539,490 ALL;
  2. 20,348.24 EUR; 
  3. 820,56 USD   /vizionplus.tv/
Read Entire Article