Protesta e 11 korrikut, Berisha mesazh strukturave: Garantoni pjesëmarrjen e çdo anëtari!

2 months ago 6
Reklamë

Sali Berisha u ka dërguar mesazh strukturave të Partisë Demokratike disa ditë para protestës së 11 korrikut.

Ai shprehet se kjo protestë ka rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën dhe duhet bërë çdo gjë për të garantuar pjesëmarrje të lartë.

Mesazhi i plotë:

Pëshëndetje!
Tre ditët e ardhshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot!

Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut.

Me 11 korrik, ne demokratet dhe demokratët edhe mbështetësit tanë duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit, e gatshme për çdo betejë, për çdo fitore!
O sot o kurrë!
Me 11 korrik të gjithë në Tiranë! Fitore!

Sali Berisha.

Read Entire Article