Protesta e dhunshme e opozitës para bashkisë Tiranë, Braçe: Ndaleni sa nuk kanë vrarë njeri!

5 months ago 19

Deputeti i Partisë Socialiste në Bashkinë Divjakë, Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të opozitës para bashkisë së Tiranës për dosjen “5D” me drejtorë dhe zyrtarë të korruptuar të bashkisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, deputeti socialist dënon ashpër mënyrën e mbarëvajtjes së protestës nga ana e opozitës.

Lexo edhe :

Related Posts

Braçe thotë se taktika me hedhjen e molotovit para bashkisë është “tentativë vrasje, me dashje apo pa dashje”.

“Nje armë-siç molotovi, në dorë të kalamajve të papergjegjshëm, me urdhër te partise me kriminale ne vend, ben gjëmën”, shkruan Braçe ndër të tjera në Facebook, ndërsa thotë se herën tjetër nga këto akte të dhunshme mund të vriten njerëz.

Braçe bën thirrje që këto lloj protestash të ndalen, pasi po kthehen në protesta kriminale dhe rrezik për shqiptarë e të huaj që lëvizin në qendër të Shqipërisë.

“Ndaleni sa nuk kane vrare njeri”, është thirrja e Braçes.

Opozita dhe aleanca për mbrojtjen e Teatrit protestuan sot  sërish për 90 minuta para bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e Erion Veliajt.

Belind Këliçi i cili garoi përballë Veliaj një vit më parë dhe që ka denoncuar i pari  dosjen e njohur me emrin 5D, deklaroi se opozita nuk tërhiqet nga beteja e saj duke e cilësuar godinën  e bashkisë një skenë krimi.

Në shenjë revolte kundër Erion Veliajt opozita goditi me molotovë godinën e bashkisë së Tiranës, por ky aksion u shoqërua edhe me incidente.

Një prej shisheve me benzinë që protestuesit hodhën u pengua në degët e pemëve pranë bashkisë duke rënë pranë operatorëve e vetë protestuesve./vizionplus.tv/

Read Entire Article