“PS duhet të tregojë, a do ta dështojë Komisionin e Reformës Zgjedhore?”/ Alibeaj akuzon se opozitës po i hiqet veto

6 months ago 21
Reklamë

Skadimi i afatit të reformës zgjedhore që mund ta largojë nga karrigia e bashkëkryetarit ka shqetësuar Enkelejd Alibeajn, i cili kërkon të dijë nga socialistët nëse kanë në plan të zhvendosin reformën zgjedhore në Komisionin e Ligjeve ku PD e Lulzim Bashës humb të drejtën e vetos.

“A po kërkon PS  dështimin e reformës zgjedhore. A po kërkojnë që çështja e reformës zgjedhore të ikë nga komisioni ku palët janë të barabarta dhe të shkojnë në komisionin e ligjeve ku PS ka shumicën e ku me votat e saj mund të ndërmarrë çfarë do lloj iniciative te njëanshme për sa kohë opozitës i hiqet garancia e vetos”, tha Alibeaj.

Largimi i Enkelejd Alibeaj nga bashkëdrejtimi i reformës zgjedhore është një kërkesë e Rithemelimit për rikthim të Parlamentit në normalitetit, argument që PD zyrtare e përdori për të akuzuar shumicën socialiste për pazar.

Top Channel

Read Entire Article