PS mbledh sot Kryesinë, fokusi te fushata për zgjedhjet e ardhshme

2 hours ago 19

Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë ditën e sotme në orën 18:00.

Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qorri, bën me dije se fokusi i mbledhjes do të jetë kryesisht për organizimin  e fushatës së ardhshme elektorale, informacione të mbledhura në terren deri më tani dhe problematikat e hasura apo të paraqitura nga qytetarët.

Mbledhja vjen në një kohë që situata politike në vend është e nxehtë. Jo më larg se një ditë më parë, u arrestua me urdhër të SPAK ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja. Ai akuzohet ndër të tjera edhe për korrupsion pasiv në zgjedhje. /vizionplus.tv

Read Entire Article